January 26, 2022
Shpërndaje lajmin

Protesta paqësore u mbajtën sot në Bruksel nga qytetarë që demostruan kundër masave kufizuese anti-COVID të vendosura nga qeveria belge, për t’u mbrojtur nga rritja e papritur të numrit të infeksioneve me virusin.

Gjatë demonstratave pati policë të shumtë në rrugë, duke qenë se protestat e mëparshme u përshkallëzuan në dhunë, arrestime dhe lëndime.

Disa protestues marshuan me postera ku shkruhej “zonë e lirë”.

Protestuesit janë kundër këshillave të qeverisë për t’u vaksinuar, përfshirë vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë, të cilët rrezikojnë të humbasin punën e tyre nëse nuk vaksinohen që nga 1 janari.

Komisioni Evropian me seli në Bruksel ra dakord sot me kompaninë farmaceutike Pfizer/BioNTEch për të përshpejtuar shpërndarjen e vaksinave kundër coronavirus.

Thuhet se kompania do të dorëzojë 20 milionë doza shtesë vaksinash, nga janari në mars në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Protesta belge vjen një ditë pas protestave të ngjashme në kryeqytete të tjera, përfshirë Parisin dhe Londrën.

Vendet në të gjithë Evropën kanë ndërmarrë masa më kufizuese për të frenuar një valë të re të infeksioneve me COVID, të nxitur nga varianti omicron që është shumë i transmetueshëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha në raportin e saj të fundit këtë fundjavë se Omicron është i pranishëm në të paktën 89 vende.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.