1.1 milionë pasagjerë përmes Aeroportit “Adem Jashari” në vitin 2020

Share

private transfer from pristina airport kosovo to skopje 600x360 1

Referuar statistikave të fundit nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” dhënë për Albinfo.Ch, del se 1.104.322 udhëtarë, gjithësej kanë lëvizur përmes aeroportit në vitin 2020.

Nga ana tjetër, sa i përket fluturimeve, në vitin 2020, gjithsej ka pasur 9.206 fluturime, apo (-49.49% nga viti 2019).

Sipas të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” në periudhën janar-dhejtor 2020 numri i vizitorëve nga jashtë në Kosovë ishte rreth 53.48% më i ulët se në vitin 2019, shkruan tutje albinfo.ch.

Si në vitin 2019, ashtu edhe në vitin 2020, mërgimtarët nga Zvicra janë në krye të listës për nga numri më i lartë i ardhjeve në Kosovë.

Ndërkohë, shtetasit nga Gjermania zënë vendin e dytë, ata nga Turqia (Amerika) në vendin e tretë, pastaj ata nga Austria dhe Britania në vendin e katërt dhe pesë. /Albinfo.ch

 


Share

Komente