1 milion pelegrinë zbarkojnë në Arabinë Saudite

Shpërndaje lajmin

1 milion pelegrinë nga e gjithë bota kanë mbërritur në Mekë që nga dita e enjte.
Kryerja e ritualit të Haxhit mbledh çdo vit miliona besimtarë myslimanë në vendin e  shenjtë, pranë Qabes.
Ky është grumbullimi më masiv që prej nisjes së pandemisë ku numri i pelegrinëve u reduktua ndjeshëm për shkak të infektimeve dhe izolimit që shtetet ndërmorën si masë parandaluese kundër përhapjes së coronavirusit dhe varianteve të reja
Në vitin 2020 ishin 1000 besimtarë nga Arabia Saudite. Në vitin 2021 ishin 60.000 besimtarë, ndërsa këtë vit janë 1 milion pelegrinë.
Haxhi, si shtylla kryesore e islamit cilësohet si “detyrë”  që myslimanët e aftë fizikisht dhe ekonomikisht duhet ta kryejnë një herë në jetë këtë udhëtim, i cili i dërgon besimtarët në të njëjtën rrugë të përshkrar nga Profeti Muhamed.
Kjo përfshin faljen rreth Qabes në formë kubi, faltorja më e shenjtë në Islam. Në qendër të oborrit të Xhamisë së Madhe të enjten, mijëra pelegrinë u rrotulluan rreth saj. Puthja e gurit të zi në këndin lindor të qabesë, pjesë e ritualit, është ndaluar për të tretin vit rradhazi për shkak të pandemisë.
Gjithashtu është ndaluar konsumi i ujit në vendet e shenjta, por janë shpërndarë shishe me ujë nga autoritetet lokale për të evituar kontaktet për shkak të infektimeve.
Vaksinimi dhe testi negativ PCR ishin detyrim për pelegrintët, ku rreth 85% e tyre rezultojnë vizitorë nga e gjithë bota.
Para pandemisë mbi 2.5 milionë vizitorë shkonin në Haxh.
LEXONI GJITHASHTU:

Ish-kryeministri i Japonisë përcillet në banesën e fundit më 12 korrik

Leave a Reply

Your email address will not be published.