1 mln euro për pastrimin e plazhit, periferia e Durrësit mbushur me plehra

Shpërndaje lajmin

Me nisjen e sezonit turistik, pastërtia ishte një nga objektivat e bashkive të qyteteve bregdetare.
Për këtë arsye qeveria çeli një tender prej 1 milionë eurosh vetëm për 3 muajt e verës, që do i vinte në ndihmë bashkive për pastrimin.
Por gazetarja e “Euronews Albania”, Kloida Gjuzo shprehet se zonat periferike se janë lënë pas dore.
Në Durrës pastrohen vetëm koshat e mbeturinave në qendër të qytetit, ndërsa jashtë qendrës duket se situata është problematike.
“Situata mbetet problematike përsa i takon menaxhimit të mbetjeve urbane në zonat periferike të qytetit, vetëm pak metra larg qendrës së qytetit. Është lënë në harresë, nuk është i njëjti impenjim që bashkia ka sa i takon vijës bregdetare. Një situatë e tillë është parë jo vetëm në qendrat periferike të Durrës, por edhe në zona të Shijakut”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU

Plehrat e 5 bashkive në inceneratorin e Tiranës, 3,2 mln euro për transportin
Fermerët e Devollit në protestë për shtrenjtimin e naftës dhe plehrave kimike

Leave a Reply

Your email address will not be published.