November 29, 2021

10 këshilla për të pasur një bark të sheshtë

Shpërndaje lajmin

Dëshironi një bark të sheshtë? Është e mundur vetëm me reduktimin e disa zakoneve që kemi gjatë jetës së përditshme. Përveç kësaj, uji dhe ushtrimet fizike do të jenë aleati juaj.

ZBRAZ ÇANTËN

Të nisim nga zakonet, hiq karamelet dhe çdo gjë të ëmbël nga çanta, madje edhe çamçakëzin. Duke qenë se kanë në përbërje sheqernat, klasifikohen tek ushqimet me nivel të lartë glicemie. Rezultati? Ke menjëherë uri, ndërsa me kalimin e kohës të shtohet dëshira për sheqer. Ndër të tjera nëse përtyp çamçakëz do të kesh problemin e fryrjes në pjesën e poshtme të barkut.

PI UJË

Detoksikues dhe regjenerues, uji është një recetë bukurie dhe shëndeti, që të ndihmon të fryhesh, drenon dhe mban të shndritshme epidermën. Para mëngjesit pi një gotë ujë me lëng limoni.

HA SHUMË SHPEJT?

Edhe gratë e dobëta mund ta kenë problemin e barkut të fryrë, ndodh shpesh te personat që hanë shumë shpejt, pasi në këtë mënyrë përtypin ajër. Hani vaktet tuaja me qetësi, kjo do ju ndihmojë të dobësoheni. Edhe stresi ka pasoja tek trupi dhe mendja e njeriut. Nëse ditët e tua janë të stresuara dhe ti e gjen veten gjithnjë duke vrapuar, ndalo një moment, reflekto dhe ndrysho stilin e jetës.

FARA LINI

Për të favorizuar tretjen përdor edhe farat e linit, të pasura me Omega 3, 6 dhe 9, acide yndyrore shumë të nevojshme për organizmin. Hidh në një gotë me ujë një lugë me fara lini, lëri për një natë dhe do të shohësh që krijohet një substancë xhelatinoze. Në mëngjes filtroje dhe pi këtë lëng.

THUAJ ‘JO’ DUHANIT

E di që të thithësh tymin mund të influencojë formimin e ajrit në bark? Redukto numrin e cigareve për të përmirësuar frymëmarrjen, por jo vetëm kaq. Të heqësh duhanin do të thotë të kesh një lëkurë më të bukur, një zemër më të shëndetshme.

INTOLERANCA

Nëse je intolerant ndaj një ushqimi, kjo sjell dhimbje dhe fryrje në bark. Në përgjithësi ne konsumojmë më shumë laktikë se sa do të duhej. Prandaj, elimino qumështin dhe djathin për dy javë. Do shohësh që barku do të pësojë shfryrje.


TË HAHET KUR…

Në frigorifer mbaj gjithnjë ushqime me përbërje orizi integral, perime në avull dhe fruta të freskëta. Këto do të hyjnë në punë nëse kthehesh vonë në shtëpi. Të hash jashtë? Ndonjëherë, pasi duhet të keni parasysh që e teprojnë me kripën dhe yndyrnat.

ERËZAT

Redukto kripën dhe përdor barërat aromatike dhe erëzat, që ndihmojnë metabolizmin. Pjatës me makarona mund t’i shtosh erëza të ndryshme.

ËMBËLSIRA

Redukto konsumin e ushqimeve të pasura me sheqer, aq më shumë kur janë produkte industriale. Më mirë një tortë që përgatitet në shtëpi, p.sh. keku është i përshtatshëm për në mëngjes. Dëshira për ëmbëlsira në fund të një vakti vjen pasi konsumi i sheqerit kërkon që në trup të ketë sërish sheqer. Thyeje këtë dëshirë me një filxhan çaji të nxehtë.

USHTRIMET FIZIKE

Të lëvizësh është shumë e rëndësishme për muskujt. Palestra të mërzit? Dil për vrap, është falas dhe të jep kënaqësi. Elementi i vetëm që duhet të zgjedhësh mirë janë atletet, ato duhet të jenë të përshtatshme. Vrapi rrit rezistencën e stomakut, ka efekte tek humori i mirë dhe të ndihmon të hollohesh.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *