10 ndeshje pa fitore, Shqipëria mposht Armeninë në ‘Air Albania’

Shpërndaje lajmin

Shqipëria ka mposhtur Armeninë në miqësoren e luajtur këtë të shtunë në stadiumin ‘Air Albania’.
Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje shumë të mirë duke gjetur dhe dy herë rrjetën. Goli i parë erdhi nga Xhuliano Skuka, i cili mori një pasim të mirë në vijën e zonës së rreptësisë dhe goditi tokazi me të djathtën duke mposhtur portierin.
Për golin e sigurisë mendoi Kristjan Asllani, mesfushori që aktivizohet tek Interi. 20-vjeçari ekzekutoi saktë një 11 metërsh të cilin e shndërroi në gol.
Ndërkohë të besuarit e Edoardo Rejës shënuan një tjetër gol me Tedi Carën, por u anulua për pozicion të parregullt.
Fitorja e fundit e Shqipërisë daton në 15 nëntor 2021 ndaj Andorrës. Që prej atëherë ka pësuar 5 humbje.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Altin Rraklli: Kombëtarja ka nevojë për një trajner shqiptar që jeton në Shqipëri
Cikli i trajnerit Reja te kombëtarja ka përfunduar, thotë gazetari sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *