April 14, 2021

10 të vdekur dhe 705 raste me COVID-19 në Kosovë

Shpërndaje lajmin

10 persona kanë vdekur dhe 705 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT janë testuar gjithsej 3.922 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 3 raste (71, 68, 62 vjeç), Rahovec 2 raste (85, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (87 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 83.717 raste nga 393.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.786 raste të vdekjes.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *