10 ujëvarat që duhet t’i vizitoni në Zvicër
Përpos lumenjve e liqeneve të mahnitshme që ka Zvicra, atë e karakterizojnë edhe ujëvarat, që po ashtu janë të mrekullueshme.
Në këto kohë të nxehtit ekstrem, këto janë 10 prej tyre që mund t’i vizitoni në Zvicër.
Ujëvara e Rhine
Ujëvara më e madhe e Evropës, me një gjerësi prej 150 metrash, ndodhet në Schaffhausen, afër kufirit gjerman. Ky atraksion turistik mund të shihet nga afër në një turne me varkë, ku mund të arrini në shkëmbin e madh që qëndron në mes të Ujëvarës së Rhine. Ju gjithashtu mund të shkoni në kështjellat e Laufen dhe Wörth me varkë, shkruan The Local.
Saut du Doubs
Lumi Doubs formon një ujëvarë 27 metra të lartë në kantonin Neuchâtel, duke e bërë peizazhin romantik buzë lumit të duket edhe më piktoresk.
Saut du Doubs, siç quhet ndryshe, ndodhet në kufirin e Zvicrës dhe Francës. Kjo ujëvarë mund të shihet edhe nga afër gjatë udhëtimeve me varkë në Lac de Brenets, përcjell albinfo.ch.
Ujëvara e Staubbach
Me një lartësi prej 297 metrash, Ujëvara Staubbach në Luginën Lauterbrunnen, e cila ka ujëvara të shumta për të ofruar, është një bukuri natyrore mahnitëse dhe ujëvara e tretë më e lartë në Zvicër.
Fjala “Staub” në gjermanisht përkthehet në pluhur. Emri është frymëzuar nga mënyra se si pikat e ujit spërkaten në të gjitha drejtimet në erë gjatë muajve të verës, shkruan The Local.
Ujëvara Giessbach
Ecja përmes shtegut aventuresk në Bernese Oberland iu shpie te Ujëvara Giessbach, këtu qenë ujëvara me lartësi mbi 400 metra.
Hekurudha më e vjetër e teleferikut në Evropë ka qenë atje që nga viti 1879 dhe ende transporton turistët nga Liqeni Brienz në Grandhotel, përcjell albinfo.ch.
Ujëvara Trümmelbach
Nëse doni të shihni ujëvarat më të mëdha nëntokësore, ato i gjeni në Zvicër, më saktësisht në Luginën Lauterbrunnen të Bernës. Ujëvarat Trümmelbach, aty uji zhduket me zë të lartë dhe shkumon brenda malit, duke e bërë atë një vend spektakular.
Për më tepër, ato janë përfshirë në Inventarin Federal Zviceran të Peizazheve dhe Monumenteve Natyrore me Rëndësi Kombëtare, si dhe në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Një ashensor tuneli ju lejon të arrini në 10 ujëvarat akullnajore të Ujëvarës Trümmelbach, të cilat gjëmojnë 140 metra në thellësi. Në varësi të motit, ato janë të arritshme nga prilli deri në nëntor, shkruan The Local.
Ujëvarat e Reichenbach
Ujëvara Reichenbach përbëhet nga një kaskadë ujëvarash prej shtatë shkallësh në përroin Rychenbach në rajonin Bernese Oberland. Ky destinacion njihet në mbarë botën falë autorit Sir Arthur Conan Doyle.
Në këtë ujëvarë ai vuri në skenë vdekjen e tij personazhi i tij legjendar Sherlock Holmes në betejën kundër Moriarty-t. Kaskada 300 metra e lartë e Reichenbach u bën përshtypje alpinistëve, veçanërisht nga maji deri në tetor, kur mbart shumë ujë.
Ju gjithashtu mund të merrni një teleferik deri në tre platforma shikimi që ju japin një këndvështrim të ndryshëm të Ujëvarës së Reichenbach, përcjell albinfo.ch.
Ujëvara e Ducanit
Ujëvara Ducan në Davos është ideale për një shëtitje familjare, sepse mund të ecësh nga Sertig Dörfli dhe të arrish ujëvarën për rreth gjysmë ore. Rruga është gjithashtu e përshtatshme për karroca. Në mes të livadheve dhe Alpeve ju ecni përgjatë përroit Sertig. Gjatë rrugës mund të shijoni natyrën zvicerane me gjithë shkëlqimin e saj me pamjen e ujëvarës së Ducanit, shkruan The Local.
Berglistüber
Midis Urnerboden dhe Linthal në kantonin e Glarus, ju mund të vëzhgoni tre ujëvara nga përroi Fätschbach. Ujëvara e mesme është mbi 40 metra e lartë dhe quhet Berglistüber. Dhe konsiderohet si një nga ujëvarat më të bukura në Zvicër.
Ju mund të qëndroni direkt pas rënies së ujit. Rruga për në Berglistüber kohët e fundit është përmirësuar, përcjell albinfo.ch.
Ujëvara e Seerenbach
Për një tjetër shëtitje spektakolare, shikoni Seerenbach Falls pranë Betlis në liqenin Walen në St. Gallen. Nga 585 metra, uji përshkon me shpejtësi muret e grykës në tre faza.
Faza e dytë e kësaj ujëvare është 305 metra, që e bën atë një nga më të lartat në Zvicër. Më pas, uji vazhdon të rrjedhë poshtë dhe buron nga një faqe shkëmbi e pjerrët në Burimin Rin si e fundit nga tre fazat.
Në shpatet pas burimit ka një sistem të madh shpellash. Rreth tre kilometra janë eksploruar nga zhytësit e shpellave deri më tani, shkruan The Local.
Ujëvara Foroglio
Ujëvara Foroglio në Val Bavona, një luginë tipike akullnajore në Ticino, i shton një bukuri të veçantë panoramës së peizazhit. Uji nga Val Calnègia bie poshtë faqes së shkëmbit 108 metra në luginë, duke u dukur pothuajse si një përrallë. Po aq magjepsëse janë shtëpitë e vjetra prej guri dhe kisha e shekullit të 15-të në Foroglio, përcjell albinfo.ch.