April 18, 2021

“100 dështimet e Ramës”, Basha: Shqipëria e fundit në rajon për përfitimet nga grantet e BE-së

Shpërndaje lajmin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimit në rrjetet sociale ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë, duke renditur një nga 100 dështimet e kryeministrit Edi Rama në këto 8 vite qeverisje.

Në një postim në “InstaStory”, kryedemokrati Basha deklaron se Shqipëria është e fundit në Rajon sa i përket përfitimit të fondeve komunitare të ofruara nga BE.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

32 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Cili është vendi i rajonit që ka përfituar më pak nga grantet e konektivitetit të BE? Përgjigja Shqipëria, e cila në vend që të konkurrojë për fondet komunitare, ia ka besuar zhvillimin e infrastrukturës PPP-ve, të cilat kanë një koso më të lartë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *