September 25, 2021

1000 veta protestojnë në Schaffhausen kundër masave të koronës

Shpërndaje lajmin

Pothuajse 1000 kundërshtarë të masave të Koronës janë mbledhur pasditen e sotme për të demonstrim në zonën e këmbësorëve në Schaffhausen. Fillimisht, policia i ka toleruar ata, ndonëse asnjë nga pjesëmarrësit nuk kishte vënë maskë, raporton srf.ch nga vendi i ngjarjes.

Policia e Schaffhausenit ishte në terren me një kontigjent të madh, por duke qëndruar në distancë, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, demonstruesit kanë mbushur sheshin Fronwagplatz dhe zonën e këmbësorëve duke fishkëllyer dhe duke u rënë kumbonave të lopëve.

Disa prej tyre janë ngjitur në shatërvanin historik që ndodhet në këtë shesh. Ekstremistë të krahut të djathtë janë parë gjithashtu midis pjesëmarrësve.

Qyteti i Schaffhausenit fillimisht kishte dhënë ​ lejen për demonstrim. Megjithatë, autoritetet të enjten e tërhoqën lejen sepse nuk mund të përjashtohej që në këtë tubim të kishte prishje të sigurisë dhe rendit publik.

Këshilli i qytetit gjithashtu kishte frikë se kriteret federale – veçanërisht detyrimi për maskë – nuk do të plotësoheshin, siç ishte rasti edhe me demonstratat në Altorf (UR) dhe Liestal (BL), në javët e kaluara.

Kundërshtarët e masave më pas u kanë bërë thirrje mediave sociale të udhëtonin në Schaffhausen pavarësisht tërheqjes së lejes.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *