11 raste të reja me COVID në Kosovë, humb jetën një pacient

Shpërndaje lajmin

Të dielën, Kosova regjistroi një viktimë dhe 11 raste të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 146 pacientë, që çon në 104.054 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga sëmundja COVID-19.

Raste aktive me koronavirus vazhdojnë të jenë 1.198. Autoritetet shëndetësore po ashtu bëjnë të ditur që gjatë 24 orëve të fundit, kundër koronavirusit janë vaksinuar 1.647 persona.

Që prej fundit të marsit, kur nisi fushata e imunizimit kundër sëmundjes COVID-19, në Kosovë janë vaksinuar 80.126 persona.

Aktualisht, Kosova po përdor vaksinat e dhuruara nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nga vaksinat, që shteti ka marrë si donacion nga Bashkimi Evropian. /Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *