11 të vrarë nga sulmi në poligonin e zjarrit të Rusisë
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se dy sulmues hapën zjarr në një poligon ushtarak pranë Ukrainës, duke vrarë 11 persona dhe plagosur 15.
Ministria tha në një deklaratë se të shtënat ndodhën në rajonin Belgorod në Rusinë jugperëndimore, që kufizohet me Ukrainën, shkruan Al Jazeera.
Njoftimi i ministrisë thotë se dy vullnetarët nga një vend i panjohur ish-sovjetik qëlluan mbi ushtarë të tjerë gjatë stërvitjes dhe u vranë nga zjarri i kundërt.
Ministria ruse e quajti incidentin një “sulm terrorist”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rusia do të evakuojë civilët nga Kherson pas avancimeve ukrainase
Lufta| Përgatitje të reja në kufi e ajër, trupat ruse drejt Bjellorusisë