12 banesa të dëmtuara nga tërmeti, vijojnë lëkundjet
Gazetarja e Euronews Albania, Ortensa Budlla ishte në Klos aty ku ishte epiqendra e tërmetit që lëkundi të dielën Shqipërinë, pasgoditjet e të cilit janë ndjerë edhe ditën e sotme.
“Deri në këto momente raportohet për 12 banesa të dëmtuara nga ky tërmet, ndërkohë deri më tani fatmirësisht nuk kemi të lënduar,” – raportoi Budlla.
Në Klos, siç tha gazetarja ka ende shtëpi të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ende nuk dihet çfarë mund të ketë ndodhur konkretisht me këto banesa pas lëkundjeve të 15 janarit.
Nga bisedat me banorët, shumë prej tyre janë shprehur se e kanë kaluar natën jashtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tjetër tërmet godet Shqipërinë, sa ishte magnituda
A do të ketë tërmet të fuqishëm në vijim? Eksperti jep detaje