12 orë i zhdukur, gjendet në Karaburun turisti gjerman

Shpërndaje lajmin

Gjendet turisti Gjerman i cili ditën e djeshme kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit.
Policia e Orikumit ka kërkuar gati 12 orë për të gjetur 73-vjeçarin gjerman së bashku me qenin e tij i cili prej mëngjesit te djeshëm kishte humbur kontaktet.
Sipas policisë së Orikumit e cila vijon të jetë në Karaburun , gjermani 73 vjeç është mirë dhe ka nisur mesazh  ( sinjal ) nga vendi ku ndodhet në “Skalom të Beget” një gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit.
Turisti gjerman është i apasionuar pas ( hiking) ecjeve dhe kryesisht vendeve të pa eksploruara. Ndërkohë që policia ka kontaktuar me 73-vjeçarin dhe po shkon në gjirin ku ai qëndron.

Leave a Reply

Your email address will not be published.