12 shtëpi botuese të huaja aplikojnë për përkthimin e veprave të autorëve shqiptarë
12 shtëpi botuese të huaja, kanë aplikuar këtë vit në Fondin e Përkthimit të Letërsisë shqipe në gjuhë të tjera. Përzgjedhja më pas do të bëhet në Qendrën Kombëtare e Librit dhe Leximit, ku 6 prej shtëpive botuese të huaja, do të jetë fitueset.
Në këtë edicion të fondit, kanë aplikuar shtëpi botuese edhe nga vende përtej Europës, si shtëpia botuese egjiptiane “Al Arabi Publishing and Distributing”, e cila ka botuar në arabisht romanin “Valsi i lumturisë” të shkrimtarit Ylljet Aliçka.
“Vajza e Agamemnonit”, e Isamil Kadare, është përkthyer në gjuhën ruse nga shtëpia botuese, Ivan Limbakh Publications, ndërsa “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është botuar nga shtëpia botuese “Bora Babic”, në gjuhën serbe me përkthimin e të mirënjohurit Esad Mekuli.
Pas miratimit të mbështetjes financiare, QKLL-ja do të nënshkruajë një kontratë me botuesin. Financimi i plotë / i pjesshëm i përkthimit të siguruar nga QKLL do të transferohet në llogarinë e botuesit. Fituesit do të bëhen publikë gjatë muajit maj nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
LEXONI GJITHASHTU:
Përkthimi ende problem, shtëpitë botuese duhet t’i paguajnë më shumë shqipëruesit
Enver Hoxhaj: Nuk ishte aspak gabim përkthimi i Macron, qëndrimi qe i qartë