April 18, 2021

125.5 milionë raste me COVID-19 në gjithë botën

Shpërndaje lajmin

Universiteti Johns Hopkins njoftoi të premten se numri i infeksioneve me COVID-19 në gjithë botën ka arritur në më shumë se 125.5 milionë.

Shtetet e Bashkuara kanë më shumë raste se çdo vend tjetër, me mbi 30 milionë infeksione, pasuar nga Brazili, me 12.3 milionë dhe India, me 11.8 milionë.

India tha të premten se vendosi një rekord me më shumë se 59,000 raste të reja në 24 orët e fundit.

Të enjten, Brazili tha se kishte regjistruar numrin më të lartë të rasteve të reja të koronavirusit brenda 24 orësh me 100,158 infeksione.

UNESCO tha se një studim i ri ka arritur në përfundimin se pandemia e koronavirusit ka ndikuar negativisht në aftësinë për të lexuar të mbi 100 milionë fëmijëve.

“Numri i fëmijëve që kanë mungesë të aftësive bazë për të lexuar leximit përpara pandemisë pritej të binte nga 483 milion në 460 milion në 2020,” tha UNESCO në një deklaratë të enjten. “Përkundrazi, si rezultat i pandemisë, numri i fëmijëve në vështirësi u rrit në 584 milion në vitin 2020, mbi 20% duke eliminuar përmirësimet e bëra gjatë dy dekadave të fundit përmes përpjekjeve arsimore.”

UNESCO do të mbajë të hënën një takim me ministrat e arsimit nga e gjithë bota për të diskutuar mënyrat për të luftuar këtë prirje shqetësuese.

Kanadaja hasi një pengesë në programin e saj të vaksinimit kur prodhuesi amerikan i vaksinave Moderna tha se po vononte një dërgesë prej gati 600,000 dozash që priteshin të dorëzoheshin këtë fundjavë.

Anita Anand, ministre federale e prokurimit e Kanadasë, tha se zyrtarët e Moderna ia atribuuan shtyrjen një “vonese në procesin e saj të kontrollit të cilësisë”. Vaksinat, gjithsesi, pritet të transportohen përpara fundit të javës tjetër.

Ndërkohë punonjësit e industrisë së teatrit në qytetin e Nju Jorkut janë gati të vaksinohen. Kryebashkiaku Bill de Blasio tha të enjten se një objekt vaksinimi do të hapet në Broadway për punonjësit e teatrit. Zyrtarët e Nju Jorkut thonë se duan që Broadway të hapet përsëri në vjeshtë./VOA/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *