145 mijë vaksina nga BE-ja për Shqipërinë, deri në fund të gushtit

Shpërndaje lajmin

Deri në fund të muajit gusht, në Shqipëri pritet të vijnë 145 mijë doza vaksine anti-Covid nga Bashkimi Europian. Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori Luigi Soreca thotë se BE-ja do të vijojë të ndihmojë vendin tonë derisa të gjithë të jenë të sigurt.

“Rreth 6 mijë vaksina BioNTech/Pfizer të mundësuara nga Austria mbërritën në Tiranë natën e kaluar, me dorëzimin javor të vaksinave të financuara nga BE-ja. Do të jenë 145 mijë deri në fund të gushtit. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë derisa të gjithë të jenë të sigurt”.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *