April 16, 2021

15-vjeçarja shqiptare humb jetën në një aksident në Kanada

Shpërndaje lajmin

Një 15-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht pasi u përfshi në një aksident në Montreal, në Kanada.

Mediat lokale shkruajnë se Veronika Gashi së bashku me një mikun e saj u përpoqën të ndihmonin një shofer i cili ishte aksidentuar gjatë një gare me makina.

Në momentin që ishin ndaluar për t’i ardhur në ndihmë, makina e 15-vjeçarit u përplas nga një automjet tjetër garash.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 , paraditen e së shtunës.

/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *