16 personat e “varrosur” nga orteku nxirren të gjallë

0
Shpërndaje lajmin

Të shtunën në mëngjes nga një ortek në Saas-Fee u “varrosën” 16 njerëz, megjithatë pasdite të gjithë ata u nxorën të gjallë, përcjellë albinfo.ch.
Për të shpëtuar të gjallë, punëtorë të shumtë të shpëtimit u mobilizuan. Katër helikopterë Air Zermatt, tre helikopterë Air-Glaciers dhe një helikopter Rega u vendosën të shtunën për të kryer operacionin e shpëtimit, shkruan 20minuten, përcjellë albinfo.ch.
Nga informacionet e mëhershme, një person ka mbetur i plagosur rëndë nga orteku, shtatë të tjerë janë po ashtu të plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spital me helikopter. Siç tha policia kantonale me kërkesë të agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, dy persona u çliruan pothuajse menjëherë nga koni i ortekut mëngjesin e së shtunës. Pesë të tjerë mbetën pak a shumë të padëmtuar dhe mund të trajtoheshin në vend nga një mjek, shkruan Blick, përcjellë albinfo.ch.
Orteku ra në mëngjes jashtë pistave të shënuara në Luginën Saas pranë Saas-Fee në zonën Alphubel në 4000 metra mbi nivelin e detit dhe goditi skitarët. Alarmi ka rënë në orën 10:30. Policia ka nisur një aksion të gjerë. Sipas policisë, koni i ortekut ishte 200 metra i gjerë dhe ishte rreth 3700 metra mbi nivelin e detit në terrene të larta alpine. Fillimisht ishte e paqartë nëse dhe sa njerëz ishin në masat e dëborës, shkruan Blick, përcjellë albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *