18 viktima nga rrëzimi i helikopterit, Shërbimet e Sigurisë në Ukrainë nisin hetimet

Shpërndaje lajmin

Shërbimet e Sigurisë së Ukrainës (SBU) kanë “filluar një hetim paragjyqësor” për rrëzimin e helikopterit në periferi të Kievit, Brovary, që vrau të paktën 18 persona, përfshirë ministrin e brendshëm të Ukrainës dhe 3 fëmijë.
SBU tha në Facebook se “disa versione të tragjedisë janë duke u shqyrtuar”, duke përfshirë “shkelje të rregullave të fluturimit, mosfunksionim teknik të helikopterit, veprime të qëllimshme për të shkatërruar helikopterin”.
Nuk ka pasur asnjë sugjerim nga ndonjë zyrtar tjetër ukrainas për përfshirjen ruse në këtë aksident.
Më herët, presidenti Volodymyr Zelensky e quajti aksidentin një “tragjedi”.
LEXONI GJITHASHTU: 

I përndiqte motrën, 33-vjeçari dhunon një person në Pogradec
Gjykata e Posaçme rrëzon Lefter Kokën, dosjet e inceneratorëve të ndara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *