April 15, 2021

18-vjeçarja kapet me pistoletë në Tiranë, arrestohen edhe 4 persona të tjerë

Shpërndaje lajmin

Tiranë- 5 persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në pranga kanë rënë K. B., 29 vjeç dhe A. Q., 18 vjeçe, pasi në rrugën “Fadil Deliu”, gjatë kontrollit të banesës të K. B., policët gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë të ftohtë, e cila i përkiste shtetases A. Q.

Po ashtu është arrestuar R. G., 30 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së parë Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Një i arrestuar tjetër është E. N., 24 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” duke vjedhur në mjetin e shtetasit E. K. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi parash.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sende të ndryshme me vlerë.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimim e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. B., 29 vjeç dhe A. Q., 18 vjeçe, pasi në rrugën “Fadil Deliu”, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. B., sherbimet e Komisariatit Nr.4 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë të ftohtë, e cila kjo e fundit i përkiste shtetases A. Q.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit të ndalimit për shtetasin në kërkim R. G., 30 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së parë Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 24 vjeç, pasi u kap nga sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” duke vjedhur në mjetin e shtetasit E. K. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi parash.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sende të ndryshme me vlerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. E.L /abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *