19 të infektuar dhe 1 i vdekur nga COVID në Kosovë

Shpërndaje lajmin

Nëntëmbëdhjetë persona janë konfirmuar me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa një person ka humbur jetën nga virusi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në vend.
Rastet pozitive kanë dalë nga 1027 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 33 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë shënuar 223.860 raste shërimi nga COVID.
Në Kosovë janë aktualisht 555 persona të infektuar me këtë virus.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.698 doza të vaksinës.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Arifi: Shqiptarët e Preshevës të votojnë masivisht për të drejtat e tyre
The post 19 të infektuar dhe 1 i vdekur nga COVID në Kosovë first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.