192 të infektuar, por asnjë humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri

Shpërndaje lajmin

Asnjë viktimë nuk është shënuar nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Nga 561 testime, 192 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 563 u shëruan.
Numri i të shëruarve që prej fillimit të pandemisë ka shënuar 279,003, ndërsa viktima në gjithë vendin janë 3,514.
Janë gjithsej 5,659 qytetarë aktivë. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 30 pacientë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.