Shpërndaje lajmin

Këtë vit, festivali “Kino Kosova” prezanton një përvojë unike të festivalit të filmit të përqendruar rreth temës së “Past Future” (E ardhmja e shkuar). Fokusi është në mënyrën se si ngjarjet e së kaluarës janë të ndërthurura drejtpërdrejt me të ardhmen.
Përzgjedhja e edicionit të këtij viti në Cyrih është e kuruar mirë duke na mundësuar të zhytemi në përvoja të ndryshme, horizonte të reja, tema universale dhe gjuhë kinematografike tërheqëse.
Kino Kosova do të mbajë edicionin e katërt në Cyrih nga data 2 deri më 5 maj.
Në natën e nisjes së këtij edicioni do të mbahet koncert nga Agona Shporta dhe Tringa Sadiku që do të shpalosin përpunime këngësh së folkut të Kosovës e Shqipërisë. Derisa dyshja është duke përfunduar xhirimin e një albumi me një formacion më të dendur instrumentesh, kjo performancë i rikthehet fillimeve të bashkëpunimit të tyre dy vjeçar.
Agona Shporta është vokaliste, aranzhuese dhe interpretuese nga Prizreni. Ajo përfundoi studimet e saj të performancës vokale në New School for Jazz and Contemporary Music në Nju Jork, dhe po kryen studimet Master në Produksion Kreativ në Institutin Catalyst në Berlin. Midis tingujve të Ballkanit, Indisë dhe Jazz-it, muzika e Agona ndërthur një përzierje të pasur dhe të larmishme kulturash përmes një zëri dhe interpretimi origjinal.
Tringa Sadiku është një nga talentet e reja muzikore më të vlerësuara në Kosovë. Performancat e saj zbulojnë nuancat më të sofistikuara të interpretimit muzikor, duke shprehur intuitë dhe përkushtim të thellë. Tringa ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve në Prishtinë dhe aktualisht studion në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Performuese në Graz në klasën e Prof. Lukasz Kuropaczeëski dhe Paolo Pegoraro. Ajo ka performuar në koncerte të shumta dhe festivale e koncerte prestigjioze në Kosovë dhe në mbarë Evropën.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *