2 muaj pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit gjejnë zgjidhje
Pas lajmit të publikuar nga Euronews Albania dje, (2 gusht) mbi rastin e fshatit Shën Gjergj në Maliq, të cilët prej dy muajsh nuk kishin ujë të pijshëm, sot situata ka marrë zgjidhje pasi drejtoria e ujësjellës kanalizimeve të rajonit të Korçës ka reaguar.
Drejtori Petrit Tare ka bërë me dije se ditën e sotme ka patur një furnizim me ujë të banorëve të këtij fshati nga ora 07:00-11:00, me 150m3 ujë që është i mjaftueshëm për 24 orë furnizim.
Gjithnjë sipas titullarit të kësaj ndërmarrje, sasia prej 150m3 në ditë është e mjaftueshme për të plotësuar gjithë nevojat e banorëve për ujë të pijshëm, por sigurisht që kjo sasi nuk është e mjaftueshme për nevoja të tjera përfshi këtu dhe vaditjen e prodhimeve bujqësore në baçat e tyre të shtëpive, megjithatë nevoja për të investuar në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve të këtij fshati dhe shumë më tepër në depon e ujit është e domosdoshme edhe për të pasur me tepër prurje të ujit të pijshëm në çdo shtëpi të fshatit Shën Gjergj.
Ujësjellësi ka bërë me dije se pas lajmit të publikuar janë marrë kampionët e ujit të pijshëm të këtij fshati dhe kanë rezultuar brenda parametrave të kërkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Makina përplas vajzën e mitur 7-vjeçe, transportohet me urgjencë në spital
Arrestohet i dënuari për vrasje në ’97, kishte ndërruar identitet e merrej me biznes