“2 trupa dyshohet se janë në makinën e shkrumbuar”-Kryetari i Bashkisë Këlcyrë
Klement Domi, kryetari i Bashkisë së Këlcyrës ishte mëngjesin e kësaj të marte i ftuar në “Good Morning Albanians”, për të folur rreth aksidentit tragjik ku humbën jetën 8 persona në Këlcyrë.
Kryebashkiaku tha se në këtë aksident të rëndë kanë humbur jetën 8 persona, mes të cilëve, 7 kanë qenë emigrantë.
Ai tha gjithashtu se ende po i vijojnë hetimet e policisë për të zbardhur ngjarjen, ndërsa shtoi se trupat e dy prej viktimave mendohet të jenë ende në makinë.
“Është një aksident shumë i rëndë, 7 shtetas të huaj dhe një shqiptar humbën jetën në orët e mëngjesit. Për momentin policia po bën ekspertizën dhe po merret me gjithë situatën. Nga ana e bashkisë, kanë shkuar për mbështetjen e zjarrfikësve dhe të gjitha mbështetjen tjetër.
Nga momenti në moment presim të mbarojë punën policia. Ka pasur një problematik pasi mendohet se dy trupa janë ende në makinë”,-tha Domi.