​2 xhudiste të reja nga Kosova fitojnë medalje në Athinë

Shpërndaje lajmin

Sukseset e Kosovës në sportin e xhudos vazhdojnë, pasi dy xhudiste të reja kanë fituar medalje në Kupën Evropiane për junior në Athinë.
Fationa Kasapi ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogram, duke triumfuar në finale ndaj xhudistes turke Aysenur Karadag me “Waza-ari”.
Kjo ishte medalja e parë për 20-vjeçaren, në garat e nivelit të lartë.
Erza Muminoviç fitoi medaljen e bronztë në këtë turne, në kategorinë deri 52 kilogramë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.