September 18, 2021

20 euro brenda pasaportës për të shmangur procedurat në kufi, arrestohet 28-vjeçari në Kakavijë

Shpërndaje lajmin

Një 28-vjeçar shqiptar ndërsa po hynte në Shqipëri përmes doganës së Kakavijës ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë me 20 euro për të shmangur procedurat e kontrollit.

28-vjeçari pas këtij veprimi është arrestuar për korrupsion.

Njoftimi i policisë:

Kapshticë

Vijojnë kontrollet e detajuara për goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një rast i korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit. Shtetasi J. X., 28 vjeç, banues në Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë shoqëruar shtetasin J. X., 28 vjeç, banues në Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *