20 Minuten: Luajtëm dobët, vetëm 1:1 ndaj Kosovës

Shpërndaje lajmin

Pas ndeshjes së mbrëmshme, mediat zvicerane kanë mbetur të zhgënjyera me paraqitjen e Kombëtares së këtij shteti, e cila barazoi mbrëmë me Kosovën me rezultat 1:1, përcjell albinfo.ch.
Ekipet kombëtare barazuan në Zurich në një ndeshje ku mund të vlerësohet lartë paraqitja e “Dardanëve”, të cilët madje avancuan me golin e Milot Rashicës.
E zviceranët barazuan falë gabimit të portierit Aro Muriç.E në përgjithësi, “Helvetikët” mbetën të dëshpëruar me atë çka panë në fushë.
“Mënjanohet turpi, Kombëtarja luajti dobët, vetëm 1:1 ndaj Kosovës”, është titulli i mediumit të njohur zviceran “20 Minuten” në versionin online.
“Kombëtarja e Zvicrës nuk mundi të shkonte përtej një barazimi ndaj Kosovës. Kosovarët e pasionuar luftuan për 1:1”, ka shkruar mediumi zviceran.Edhe mediat tjera zvicerane e kanë përmendur paraqitjen e zbehtë të Zvicrën, duke thënë se “Helvetikët” ishin në siklet ndaj kundërshtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.