20 vjet burgim për therjen me thikë “në emër të IS-it”

0
Shpërndaje lajmin

Gjykata Federale Penale në Bellinzona ka vendosur dënimin maksimal në lidhje me sulmin me thikë në Morges në kantonin Vaud, që ka ndodhur në vitin 2020, transmeton albinfo.ch. Ajo ka dënuar të akuzuarin 29-vjeçar me 20 vjet burgim.
Dënimi lidhet me një masë terapeutike në një institucion të mbyllur (për sëmundje mentale). Gjykata Federale Penale e ka dënuar të akuzuarin, ndër të tjera për këto vepra penale: vrasje, tentativë për zjarrvënie dhe propagandë për organizatën terroriste IS, raporton srf.ch
Dyshtetasi zvicerano-turk pati goditur me thikë një të ri në një qebaptore në vitin 2020 dhe e kishte plagosur atë për vdekje. Ai kishte thënë vetë se e kishte bërë krimin në emër të IS-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *