200 mijë rusë paguhen nga kompanitë perëndimore pa kryer asnjë punë

Shpërndaje lajmin

Rreth 200 mijë punëtorë nga Rusia, të punësuar në kompanitë me pronësi të jashtme, edhe më tutje marrin paga, me gjithë tërheqjen e punëdhënësve të tyre nga tregu i Rusisë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.
Sipas analizës së Financial Times, së paku 188 mijë punëtorë nga Rusia edhe më tutje marrin pagat nga disa kompani të huaja, që nga Mc Donalds amerikan deri te prodhuesi francez i automobilave Reno.
Numri real i punëtorëve rusë që marrin paga nga kompanitë e huaja gjithsesi është dukshëm më i madh për shkak se një numër i punëdhënësve nga kompanitë perendimore, siç është KFC e ushqimit të shpejtë dhe Coca Cola, akoma nuk kanë saktësuar se a po vazhdojnë të paguajnë pagat në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.