200 milionë euro në sezon, Ronaldo drejt skuadrës në Arabinë Saudite

0
Shpërndaje lajmin

Cristiano Ronaldo është gati të firmosë kontratën me ekipin Al-Nassr. Gazeta spanjolle ‘Marca’ publikoi të hënën detaje nga marrëveshja mes yllit portugez të futbollit dhe ekipi të Arabisë Saudite.
Sipas gazetës, marrëveshja me ekipin e ri është gati për t’u nënshkruar. Në pikat kryesore të saj thuhet se futbollisti do të luajë për ekipin që në datën 1 janar të vitit 2023.
Kontrata është dy vjeçare dhe Ronaldo do të paguguhet 200 milionë euro në vit.
Veç pagës Ronaldo do të përfitojë edhe të ardhura nga marrëveshjet me sponsorët dhe pagesat për reklamat.
Këto shifra pritet ta bëjnë ronaldon një nga sportistët më të paguar në historinë e futbollit. Kujtojmë që Messi dhe Neymar vlerësohen si futbollistët më të paguar dhe marrin rreth 70 milionë euro në një sezon.
Pak javë më parë, Cristiano Ronaldo ndërpreu kontratën me Manchester United, pas mosmarrëveshjeve që kishte me drejtuesit e ekipit.
LEXONI GJITHASHTU

Xherdan Shaqiri: Doja të shënoja edhe një gol ndaj Serbisë
Tifozja: Erdhi sigurimi për të më shoqëruar, mendova se do më gjuanin tifozët serbë
Tifozja shqiptare që bëri shqiponjën në stadium: Nuk pranova të jap flamurin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *