April 14, 2021

2046 raste me Covid dhe 69 të vdekur në Zvicër

Shpërndaje lajmin

Në 24 orët e fundit, 2046 infeksione të reja me koronavirus u raportuan në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 42,877, ndërkohë që shkalla e pozitivitetit është 4.8 për qind.

BAG gjithashtu raporton 69 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 74 persona shtesë u shtruan në spital.

Rritja e konsiderueshme e numrit të vdekjeve krahasuar me një ditë më parë është për shkak të rregullimeve që lidhen me periudhën midis shtatorit 2020 dhe shkurtit 2021. /Albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *