21 janari | Braçe: Mezi pres t’ju shoh në gjykatë. Spaho: Histori për zgjedhje

Shpërndaje lajmin

21 janari ka përplasur deputetët e mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ekonomisë. Gjithçka nisi pas një komenti të deputetit Eduard Shalsi.
“Kjo është sikur ta hap unë Komisionin e Ekonomisë dhe të them shikoni efektet ekonomike të videos dhe atyre regjistrimeve të 21 janarit”, u shpreh ai.
Kaq ka mjaftuar që mes deputetit demokrat, Edmond Spaho dhe atij socialist, Erion Braçe të ngrihen tonet.
“Një vërejtje kam, mos u merr me Babalen, me ata që keni nxjerrë për 21 janarin. E dyta. Mësoni edhe ju nga eksperienca”, tha Spaho.
“Në gjykatë atje do shkoni, mezi po pres t’ju shoh”, theksoi Braçe.
“Çoji çojini. Sa herë ka zgjedhje, hapni ndonjë histori me 21 janarin”, deklaroi Spaho.
Një audiopërgjigjim i publikuar në media të funksionarëve të gardës ditën kur u mbajt protesta 12 vite më parë, ka riaktivizuar sërish në skenën politike dhe atë të drejtësisë, çështjen e 21 janarit.
Për këtë, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet, ndërsa mazhoranca kallëzoi në SPAK Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin.
LEXONI GJITHASHTU

Nard Ndoka zbulon takimin me Aleks Nikën në 21 janar: E njoh edhe xhaxhain e tij
“Duhen prokurorë trima”- Xhaxhai i Aleks Nikës: Çështja varroset, po nuk e mori SPAK
Prokuroria vegël e Berishës, xhaxhai i Aleks Nikës: S’kemi shpresë për drejtësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *