April 15, 2021

22 mijë tifozë në “Olimpico” për Itali-Turqi, Euro 2020 nis me tifozë?

Shpërndaje lajmin

Pandemia ndikoi që UEFA të shtyne zhvillimin e Euro 2020 për këtë verë. Itali-Turqi do të jetë ndeshja inauguruese e kompeticionet të rëndësishëm të kombëtareve italiane.

Sfida është programuar të luhet më 11 qershor në “Olimpico” të Romës (70634 tifozë kapaciteti) dhe të gjithë shpresojnë që në shkallët e stadiumit të njohur të ketë tifozë.

Presidenti i FIGC (Federata Italiane e Futbollit), Gabriele Gravina ka deklaruar gjatë ditës së sotme në Coverciano se objektivi është që 30% e stadiumit të jetë i mbushur me tifozë, ndryshe rreth 22 mijë.

Kreu i futbollit italian insiston prej një kohë të gjatë për rikthimin gradual të tifozëve në stadiume dhe është optimist në lidhje me këtë gjë. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *