22 milionë tonë grurë të bllokuara në Ukrainë

Shpërndaje lajmin

Vendi shpërndan rreth 30% të drithërave të tij në Evropë, 30% në Afrikën e Veriut dhe 40% në Azi. Por, me bllokadën detare ruse, miliona tonelata të korrjeve të vitit të kaluar nuk mund të arrijnë në destinacionet e caktuara.
“Nuk ka një çmim të mirë për drithërat tona. Depot e magazinimit i refuzojnë ngarkesat dhe njerëzit duhet t’i lënë këtu. Vija e frontit nuk është larg. Në çdo moment mund të marrë fund gjithçka nga bombardimet, ose duke i vënë zjarrin fushave”, thotë Yurii Vakulenkv, pronar i fermës “Ukrayina”.
 
Punonjësit rrezikojnë jetën çdo ditë dhe shpesh herë pengohen nga raketat që gjenden në fusha. Magazina e Oleksandr Chubuk, në qendër të Ukrainës, duhet të ishte e boshatisur, por ajo është e mbushur me drithëra që nuk mund t’i eksportojë.
“Drithërat ukrainase nuk mund të hyjnë në tregun ndërkombëtar, pasi portet janë të bllokuara. Rruga detare është më e rëndësishmja. Për këtë arsye, kërkesa për grurë ka rënë. Aktualisht po kërkojmë disa rrugë të reja logjistike përmes Evropës, por Evropa nuk mund të menaxhojë gjithë këtë sasi drithërash që prodhojmë ne”, shprehet Oleksandr Chubuk, fermer.
Aktualisht 30% të eksporteve kalojnë përmes porteve të lumit Danub në jug-perëndim të Ukrainës. Vendi po përpiqet të lëvizë drithërat përmes 12 pikave kufitare me vendet evropiane, por kamionët duhet të presin në radhë për ditë të tëra./euronews
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.