22 viktima të tjera nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Share

Maqedonia e Veriut ka publikuar bilancin ditor nga pandemia e koronavirusit, ku ajo që bie në sy është numri ende shumë i lartë i viktimave.

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit 22 persona të tjerë e kanë humbur betejën me virusin për një total prej 2614 viktimash që nga nisja e pandemisë.

Gjithashtu nga 2953 testime të realizuara, 556 persona kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 86150.

Qytetet më të goditura nga pandemia vijojnë të jenë Shkupi, Kumanova, Tetova, Ohrit, etj…


Share

Komente