22 vite nga miratimi i Kushtetutës, Meta: Referendumi i 25 prillit do të kthejë legjitimitetin e institucioneve

Share

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Ilir Meta, e ka quajtur edhe një herë tjetër datën e zgjedhjeve, 25 prillin, si referendum, për të cilin ai thekson se popullin do të rikthejë legjitimitetin e institucioneve.

Presidenti kujton 22 nëntorin e vitit 1998, 22 vjet më parë, kur u mbajt referendumi për kushtetutën.

“Sot mbushen 22 vjet nga Referendumi i 22 nëntorit 1998, miratimit të Kushtetutës nga populli. Neni 2 i saj, thotë: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”. Vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes REFERENDUMIT të 25 prillit”, shkruan Presidenti në Facebook.


Share

Komente