April 15, 2021

22 vjetori i bombardimeve nga NATO, Vuçiç: Falëm, por nuk harrojmë, jemi më të fortë se kurrë

Shpërndaje lajmin

Në 22 vjetorin e fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë duke i hapur rrugën Kosovës së lirë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u shpreh se Beogradi fal por nuk harron atë që ka ndodhur. “Kemi falur shumë kohë më parë, por nuk do ta harrojmë kurrë” tha ai.

Bombardimet e NATO-s ai i cilësoi si agresion “mbi të pafajshmit dhe askush nuk mbajti përgjegjësi”.  Por cfarë mbeti pas bombardimeve në Serbi? “E tëra që na ngeli ishte trupi i një vendi të torturuar, të shkatërruar, një vendi në shpërbërje, i gjymtuar, i plaçkitur” tha presidenti serb.

Por vijon më tej Vuçiç, Serbia është kthyer në faktor në Ballkan. “Sot është Serbia që ka gjetur forcën dhe krenarinë e saj përsëri, Serbia që i quan gjërat me emrin e tyre të vërtetë, Serbia që i ka kthyer shpinën luftës dhe humbjeve dhe ka filluar të punojë.

Serbia që është ngritur në këmbë dhe ka fituar zërin e saj, Serbia e cila, edhe kur nuk e besojnë, e dëgjojnë, Serbia e aftë, rritet dhe nuk është më pjesë e problemit, Serbia e cila është dhe do të jetë saktësisht zgjidhja që mundëson që i gjithë rajoni të jetojë në paqe dhe mirëkuptim.

Serbia nuk dërgon bomba në rajon, por vaksina, dhe se për disa muaj do të jetë gati për t’i prodhuar ato për të gjithë Ballkanin”. Në fjalën e tij, Vuçiç përsëriti se Serbia nuk do ta njohë Kosovën pavarësisht presioneve nga Perëndimi./ db/ Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *