Shpërndaje lajmin

Qeveria e Rishi Sunak ka hartuar legjislacionin që do të lejonte deportimin e azilkërkuesve në Ruandë dhe Sunak i ka bërë thirrje dhomës së lartë të parlamentit britanik, Dhomës së Lordëve, që t’i japë fund bllokimit të legjislacionit kyç që do t’i lejonte autoritetet të dëbonin azilkërkuesit në Ruandë.
Kryeministri britanik tha disa ditë më parë se avioni i parë që kthen azilkërkuesit në Ruandë do të fluturojë për në vendin afrikan pas 10 deri në 12 javë, si pjesë e planeve të qeverisë për të luftuar migracionin e paligjshëm.
Naim Hasani, avokat në Angli tha në një intervistë për Euronews Albania se kjo nismë do ta fundosë vetë Sunak, pasi gjykatat ndërkombëtare me shumë mundësi do ta dënojnë Britaninë e Madhe për këtë ligj që shkel të drejtat themelore të njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *