2,278 raste të reja me Covid në Austri

Share

photo 1605564284806 481fbf2bff16 1

Statistikat e fundit nga autoritetet shëndetësore austriake tregojnë se nga rastet e para me koronavirus, e deri tani në total Austria ka 379,071 infektime, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se situata është e mirëmenaxhuar dhe ka një ulje të madhe të infektimeve, veçmas në muajin dhjetor të vitit 2020 dhe në këtë fillm viti 2021.

Referuar të dhënave të fundit, në Austri ka 21,002 raste aktive me koronavirus, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa, në 24 orët e fundit, Austria ka regjistruar 2.278 raste të reja me Covid.

Sidoqoftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Austri po rritet. Gjatë kësaj jave në këtë shtet janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur mbi 95%.

Duhet theksuar se Austria deri tani ka bërë, 3,871,527 testime nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi, transmeton tutje albinfo.ch.

Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, e këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.

 

 


Share

Komente