October 16, 2021

24 vjeçari nga psikiatria vret 3 kalimtarë në Würzburg, Gjermani

Shpërndaje lajmin

Në Würzburg ka ndodhur një sulm me thikë në qendër të qytetit bavarez, të premten pasdite. Tre njerëz janë vrarë dhe të paktën dhjetë janë plagosur,  disa prej tyre, rëndë.

Sipas policisë, autori i krimit është një somalez 24-vjeçar, i cili jeton në Würzburg. I dyshuari u arrestua nga policët në mbrëmjen e hershme, thuhet në njoftim. Policia u desh të qëllonte me armë për ta arrestuar. Sipas sekretarit të shtetit bavarez Gerhard Eck, dorasi u godit me një plumb por është jashtë rrezikut.

Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann njoftoi në mbrëmje se autori kishte rënë në sy si një njeri “i gatshëm për të përdorur dhunën” në muajt e fundit. Ai ishte në trajtim psikiatrik. Përveç kësaj, ishte i njohur për policinë.

Kalimtarët u përpoqën të ndalonin autorët

Disa video mund të shihen në rrjetet sociale që tregojnë dorasin zbathur nëpër qendër të qytetit dhe me një thikë në dorë. Disa kalimtarë mundohen të ndalojnë atë, duke e gjuajtur me karrige. Më në fund mbërrin policia.

“Ne nuk kemi asnjë provë për autorë të tjerë”, ka thënë një zëdhënës i policisë. Rreziku për popullatën ka mbaruar. Fillimisht, asgjë nuk dihet për motivet e mundshme të personit të arrestuar. Policia tha se ata u njoftuan për rastin rreth orës 17 pasdite.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *