28 ditë nën bombardimet ruse, Zelenski: Jemi në prag të mbijetesës

Shpërndaje lajmin

Prej 28 ditësh Ukraina është nën bombardimet ruse. Presidenti Zelensky deklaron se vendi i tij është ‘në prag të mbijetesës’.
Luftime të ashpra raportohen në Kharkiv dhe Mariupol, ku forcat detare ruse po bombardojnë edhe në periferi të portit më të rëndësishëm të vendit, Odessa. Kjo është pjesë  e planit të Moskës për të bllokuar hyrjen e Ukrainës në Detin e Zi.
Presidenti ukrainas thekson senuk ka mbetur “asgjë” nga Mariupol dhe përsërit thirrjet për armëpushim për të lejuar që rreth 200.000 personat që janë të bllokuar të largohen.
Një prokurore e përgjithshme ukrainase thotë se provat tregojnë se Rusia po kryen ‘gjenocid’ përmes rrethimit të qytetit.
“Ky është një qytet i marrë peng, ku është e pamundur t’u japësh ushqim, ujë, energji elektrike. Federata Ruse e di saktësisht se çfarë po bën këtu”, tha Iryna Venediktova, prokurore e përgjithshme ukrainase.
Në qytetin e pushtuar të Khersonit, banorët qe protestojnë vrapojnë kur të dëgjojnë të shtëna.
Kherson ishte qyteti i parë që ra në duart e trupave ruse. Një informator i sigurisë pretendon se Moska po planifikon të arrestojë protestuesit dhe t’i çojë me forcë përtej kufirit në Rusi.
Kjo luftë ka ndarë me miliona familje, miliona qytetarë të zhvendosur nga vendi i tyre. Gratë dhe fëmijët po largohen  për të gjetur sigurinë diku tjetër.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Biden sot në Bruksel, priten sanksione të reja për Rusinë
The post 28 ditë nën bombardimet ruse, Zelenski: Jemi në prag të mbijetesës first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.