3 ditë para, Covid e “pengoi” të vriste vëllezërit Haxhia, si ankohej në media i arrestuari: Nuk kam ushqim

Shpërndaje lajmin

Besian Xhixha dhe Enver Diva, nga Fushë-Kruja, kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen për bashkëpunim në eliminimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, vrasje kjo e ndodhur më 27 prill të vitit 2020, te tregu i makinave, në qytetin bregdetar të Durrësit.

ABC ka mësuar detaje të reja lidhur me dy të arrestuarit. Raportohet se Besian Xhixha dhe Enver Diva pasi ishin takuar me një nga të arrestuarit për vrasjen e dy vëllezërve, Nuredin Dumani, u ishte caktuar detyra që të vëzhgonin lëvizjet e viktimave dhe të raportonin tek Dumani.

Pasi kanë vëzhguar lëvizjet e dy vëllezërve, ata kanë qenë gati për të kryer ekzekutimin e tyre, por në momentet e fundit, Enver Diva është infektuar me koronavirus, dhe për pasojë nuk e ka kryer dot “misionin”. Megjithatë ai nuk i ka shpëtuar drejtësisë, pasi sot ka rënë në pranga bashkë me Besian Xhixhën dhe akuzohen “Për përshtatje të terrenit të vrasjes”.

Enver Diva mësohet se është një person i njohur për uniformat blu dhe cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë. Vetëm tre ditë para vrasjes, Diva foli për mediat ku denonconte faktin se ishte infektuar me COVID nga bashkëshortja e cila punonte në një fasoneri. Par kamerave ai deklaronte se nuk kishte para dhe ushqim për familjen.

Vijon…/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *