Shpërndaje lajmin

Të paktën tre persona u plagosën pasi pesë shpërthime tronditën një bazë ushtarake që i përkiste një milicie të mbështetur nga Irani në Irak. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar lokal i sigurisë për CNN të shtunën.
Shpërthimet ndodhën në një vend që i përkiste Njësive të Mobilizimit Popullor (PMU), sipas Muhannad al-Anazi, një anëtar i Komitetit të Sigurisë në Guvernatën e Babilonisë, në jug të kryeqytetit Bagdad.
Sipas CNN, nuk kishte asnjë indikacion të menjëhershëm për shkakun.
Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë thanë se asnjëri nuk ishte i përfshirë në shpërthim.
LEXONI GJITHASHTU:

“Objekt i dyshimtë”- Komandanti në Iran “zbulon” prapaskenat e sulmit të Izraelit
“Sulmi mund të ketë ardhur nga brenda Iranit”, eksperti: Palët s’duan përshkallëzim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *