30 vite nga rrëzimi i diktaturës, Alizoti: Çështja e të përndjekurve politikë të trajtohet si kombëtare shqiptare

Share

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit, Tomorr Alizoti, në fjalimin që mbajti përpara të persekutuarve me rastin e 30-vjetorit të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, deklaroi se çështja e të përndjekurve nuk është vetëm e PD-së, por duhet trajtuar si kombëtare.

Fjala e mbajtur nga drejtuesi politik i PD-së për qarkun Berat, Tomorr Alizoti:

Pika e parë që kam diskutuar me kolegët por edhe me ekspertë, është që çështja e të përndjekurve politikë në Shqipëri të mos trajtohet si çështje jo vetëm e një grupi të persekutuarish, por të trajtohet si çështje shqiptare. Të përndjekurit politikë nuk duhen parë më si shtresë në nevojë e shoqërisë shqiptare, ata janë pjesë e tragjedisë që ka kaluar kombi shqiptar, ku shqiptarët u vranë mes vete në emër të një doktrine totalitare. Hoxha ndërtoi sistem totalitar e bëri dhunime të mëdha, la shoqërinë të shkatërruar. Komunizmi është banal dhe qeveria sot është banale. Edhe kryeministri joshet nga batutat staliniste.

Pika e parë është karta mbi ndërgjegjën kombëtare mbi të kaluarën komuniste. Kjo është çështje kombëtare e shqiptarëve. Pika e dytë do jetë Instituti i Kujtesës dhe Studimeve të Krimeve të Komunizmit e Arkivave të Sigurimit të Shtetit. Arkivat mbeten të izoluara. Pika e tretë do jetë miratimi i amandameneteve, që iu jep dinjitet njerëzor të përndjekurve politikë. Po kaloj edhe në pikën e ngritjes së Muzeut të Kujtesës.

Muzeu i Kujtesës do përfshijë dëshmi të gjalla, nga njerëz të gjallë, çdo dokumentacion. Pika tjetër është fondi i bursave të Kujtesës ndaj totalitarizmit, pika tjetër do jetë fondi i Nderit duke emërtuar shkolla të reja. Revolta e Spaçit përbën nga revoltat më të mëdha në Europë në botën komuniste. Pika e fundit do jetë trajtimi me dinjitet ekonomik të të persekutuarve. Për të persekutuarit që janë gjallë, do mbyllet dëmshpërblimi që ditët e para të qeverisë, për pasardhësit do fillojë diriekt nga të moshuarit. Pika tjetër do jetë strehimi i atyre njerëzve të persekutuar që jetojnë me qira e nuk kanë banesa. Shpresoj në fitore fantastike.


Share

Komente