August 1, 2021

30 vite nga vizita e ish-sekretarit amerikan Beker në Tiranë, Kim: Mbështetja e SHBA e njëjtë

Shpërndaje lajmin

Sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë, James Baker  para 30 vitesh ishte dhe zyrtari i lartë perëndimor që ka vizituar Shqipërinë pas lejimit të pluralizmit në Shqipëri.

Ambasadorja amerikanë në Shqipëri Yuri Kim, ka kujtuar 30 vjetorin e sekretarit Baker përmes një postimi në rrjetin social Tëitter.

Në këtë citim ajo ka cituar disa fjalë të ish sekretarit amerikan nga sheshi Skënderbej ku shprehu mbështetjen e SHBA ndaj vendit tonë.

Kim nënvizon se që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar në vendin tonë dhe jemi në një pikë kthese, por e njëjtë mbetet marrëdhënia me SHBA.

“Pikërisht 30 vjet më parë, Sekretari i Shtetit Baker qëndroi me popullin shqiptar në Sheshin Skënderbej dhe tha: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.” Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe ne jemi përsëri në një pikë kthese, por një gjë mbetet e njëjtë: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, shkruan Kim krahas fotos së Baker.

Ndërkohë kujtojmë se vizita e Baker shënoi dhe rivendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. e.su./abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *