33 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut sot

Shpërndaje lajmin

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut ka regjistruar 33 viktima për shkak të Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3.610 teste, ndërsa janë regjistruar 949 raste të reja me COVID-19. Sot janë shëruar 737 pacientë nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 144.111, numri i pacientëve të shëruar është 119.683, numri i vdekjeve është 4.322, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.106.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *