November 29, 2021

340 milionë euro do t’i ndajë Britania për vendet e varfra

Shpërndaje lajmin

Bëhet e ditur se shteti britanikj ka premtuar 290 milionë paund apo 340 milionë euro për të ndihmuar vendet më të varfra të përballen me ndikimin negativ të ndryshimeve klimatike, përcjell albinfo.ch.

Samiti i Ndryshimeve Klimatike, i njohur si COP26, po hyn në javën e tij të dytë, ministrat e qeverive nga e gjithë bota ndodhen në Glasgow për të diskutuar dhe gjetur zgjidhje rreth ndryshimeve klimatike.

Ata do të diskutojnë për mënyrën se si do të mbështesin vendet më të varfra dhe nëse do të duhet të paguajnë dëmshpërblimet për dëmet nga fatkeqësitë natyrore.

Vendet më të varfra kanë kërkuar ndihmë financiare prej 87 miliardë eurosh, duke argumentuar se tashmë po vuajnë dhe do të preken më keq nga ndryshimet klimatike.

Shumica e parave nga Britania e Madhe do të shkojnë për të ndihmuar vendet aziatike dhe të Paqësorit.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *