October 14, 2021

39-vjeçari rus gjendet i vdekur në banesë në Shëngjin, policia jep detajet

Shpërndaje lajmin

Një 39 –vjeçar është gjetur pa shenja jetë në banesë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shëngjin.

39-vjeçari E.N, me shtetësi ruse është gjetur i vdekur nga kunati, ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas policisë dyshohet se 39-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.

Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, në Shengjin, Lezhë,në katin e pestë të një  banesë, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E.N.,39 vjeç, me shtetesi Ruse , i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojё e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *